Mercedes-Benz me apartament luksoz, që ta jep ndjenjën sikur jeni në veturë (Foto)

PUBLIKUAR

Të pasionuari pas veturës luksoze, tashmë e kanë rastin të jetojnë në një apartament, të inspiruar nga vetura Mercedes-Benz.

Në Kesington të Londrës, janë hapur për klientët ultra të pasur apartamentet që kanë nga 300 metra katrorë, e të cilat merren me qira.

Për 400 euro në natë, të gjithë mund të përjetojnë ndjesinë se si është të flesh në një shtrat, që është i punuar me materialin e njëjtë si të enterierit të veturës, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi gjerman ka instaluar në këto apartamente edhe ndriçimin dhe zërimin e njëjtë, sikur në veturat e saj.

Këto apartamente kanë dy dhoma gjumi, një dhomë për qëndrim, si dhe kuzhinë të pajisur me të gjitha elementet.

Muret e korridoreve, kanë linja të njëjta sikurse i ka edhe vetura e Benzit. /Telegrafi/

benz11

benz10

benz09

benz08

benz07

benz06

benz05

benz4

benz3

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...