Mercedes-Benz E-Class kupe, do të prodhohet në vetëm 555 njësi (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi gjerman Mercedes ka bërë të ditur se nuk do të shohim shumë kupe nga edicioni i limituar E-Class.

Kjo për fatin se Mercedes-Benz do të lansojë vetëm 555 njësi të makinës luksoze dhe sportive, transmeton Telegrafi.

Automobili me dy dyer do të jetë mjaftë i gjerë dhe i lartë, ndërsa do të ketë ngjyrë unike që është e bardhë e mbyllët. Për t’u përshtatur me këtë nuancë, janë krijuar edhe metalet e pjesës së brendshme të rrotave që kanë diametër 20 inçë.

Grilli me ‘diamante’ është i pari që bie në sy, ndërsa në përgjithësi pjesën e jashtme e shoqëron një pamje agresive.

Enterieri përmban një luks të nivelit të lartë, ndërsa është i tëri me ngjyrë të zezë sikur të pianos. Timoni është i mbuluar nga fibra Dinamica, kurse ulëset janë të krijuara lëkura e shtrenjtë Nappa, që ofron rehati maksimale.

Teknologjia e lartë që përfshinë ekrane të ndjeshme në prekje, janë gjithsesi të pranishëm, që i japin lehtësi të mëdha shoferit.

Megjithatë, nuk bëhet e ditur se sa do të kushtojë, apo kur lansohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...