Mercedes-AMG kapet teksa testohej i mbështjellë me ‘flakë’ (Foto)

PUBLIKUAR

Mbështjellja është pëlqyer shumë, duke u kërkuar të jetë një prej pamjeve zyrtare.

Herën e fundit që është parë Mercedes-AMG TG Coupe me katër dyer – ky nuk është emri i vërtetë që do ta mbajë – ishte në tunelin e ajrit, duke u përgatitur për ta mposhtur rivalin nga Porche, transmeton Telegrafi.

Prej atëherë, nuk ka pasur asnjë lajm rreth kësaj makine, derisa është parë nga spiunët teksa testohej në një pjesë malore të mbuluar me borë, krahas modelit Panamera Turbo S E-Hybrid.

Deri më tani, veturat janë parë gjatë fazës së testimit, të kamufluara me shtresën e zakonshme bardhezi, ndërsa kësaj radhe kemi të bëjmë me ato që ngjajnë si flakë të kenë kapluar pjesën e jashtme.

Kjo nuk pritet të jetë ndonjë prej dukjeve zyrtare që do të ketë, por entuziastët kanë kërkuar që të konsiderohet si opsion.

Në anën tjetër, megjithëse dritat dhe shumë pjesë i ka të mbuluara, shihet se ka linja të ngjashme me rivalin Porsche Panamera.

Makina ka grillin e ri Panamerikana, që mundëson sasi të mëdha ajri, hapje tjera agresive që mundësojnë aerodinamikë të madhe, si dhe katër gypa të gjerë për nxjerrjen e gazrave.

Sipas të gjitha gjasave, kjo kupe 4.0-litra turbo-dyshe V8, pritet t’i ketë 600 kuajfuqi.

Ende nuk dihen detajet tjera, por për fat të mirë, të gjitha do të dihen zyrtarisht më 6 mars, kur të bëhet prezantimi zyrtar. Por, duke i njohur mediat që merren me automobilizëm, pritet të kemi edhe lajme tjera së shpejti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...