Mercedes-AMG GLE63 S me një motor V-8 dhe me 603 kuaj fuqi

PUBLIKUAR

Prodhuesi gjerman pritet t’a prezantojë makinën e saj të re në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mercedes-AMG GLE63 S ka 603 kuaj fuqi dhe ka një motor 4.0 litërsh V-8 si dhe një motor shtesë elektrik i integruar që Mercedes e quan EQ Boost, transmeton Telegrafi.

 

Kjo fuqi drejtohet përmes një transmisioni automatik me nëntë shpejtësi dhe një sistemi me të gjitha rrotat me një diferencial të rrëshqitur për boshtin e pasmë.

Mercedes-AMG thotë se kjo makinë mund të arrijë shpejtësinë nga 0-100 kmh, për vetëm 3.7 sekonda. Kjo falë një sistemi hibrid 48 volt.

 

Kjo makinë pritet të dalë në shitje në mes të vitit 2020, dhe vlerësimet e çmimeve dhe ekonomisë së karburantit nuk do të zbulohen deri më afër datës së shitjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...