Mercedes-AMG GLE 63 S Coupe tërësisht e re me 603 kuaj fuqi, arrin shpejtësi shumë të madhe brenda një kohe të shkurtër

PUBLIKUAR

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, kjo makinë tërësisht e re mund ta arrijë për vetëm 3.7 sekonda

Vitin e kaluar, Mercedes e ka lansuar nga linja AMG, modelin e ri GLE 63 S, ndërsa këtë vit e ka shfaqur edhe versionin kupe, transmeton Telegrafi.

Në Mercedes-AMG GLE 63 S Coupe, është vënë motori që prodhon 603 kuaj fuqi, që është në proporcion me përmasat që ka kjo makinë.

Gjithë këtë fuqi, ia mundëson motori me 4.0 litra, i ndihmuar nga një tjetër me 48 volt, që sjellë 21 kuaj fuqi më shumë.

Ky kapacitet, si dhe sistemi 4MATIC i tërheqjes me katër rrotë, mundësojnë që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 3.7 sekonda, derisa arrin shpejtësi maksimale deri në 280 kilometra në orë.

Sa i përket ndryshimeve, shumica prej tyre shihen në pjesën e jashtme, që tashmë është më shumë si një kupe, me linja më të rrumbullakosura.

Grilli Panamericana, anësoret e reja, pjesët për pasqyra dhe rrotat e reja nga AMG me 22 inç, i japin një pamje edhe më të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...