Mercedes-AMG GLA 45 u shfaq për herë të parë në testim

PUBLIKUAR

Linjën e makinave crossover, Mercedes vetëm po vazhdon të zgjerojë

Sa i përket linjës së makinave crossover, Mercedes duket se është i vendosur t’i zgjerojë gjithnjë e më shumë, që kur i lansoi AMG A35 dhe A4, si pjesë e A-Class, transmeton Telegrafi.

Të njëjtën platformë e kanë edhe CLA-Class dhe Mercedes GLB SUV, si dhe një veriant i ri i AMG A35, që do ta shohim në Frankfurt.

Ky nuk është i vetmi i këtij lloji që prezantohet gjatë vitij viti, pasi mund të shohim edhe AMG GLA 45, që u shfaq për herë të parë në testim dhe duket se është gati për prodhim.

Derisa shtresat e kamuflazhit ia mbulonin çdo pjesë, në shfaqjen e parë në pistë iu vërejtën format shumë më të fryra se modelet e ngjashme, rrotat më të mëdha dhe stili shumë më sportiv.

Grilli Panamericana nuk i mungon, si në asnjë prej modeleve AMG, që ka hapësira shumë të mëdha për hyrjen e ajrit, që mendohet se do të freskojë një motor të fuqishëm.

Bashkë me GLA standard dhe GLA 35, pritet që edhe Mercedes-AMG GLA 45 të lansohet më 2020, me një stil shumë të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...