Mercedes-AMG E63 S transformohet në një super sedan me 820 kuajfuqi (Foto)

PUBLIKUAR

Ky mund të jetë një ndër kombinimet e përkryera, të shpejtësisë së lartë dhe shfrytëzimit ditor

RENNtech ka ofruar shtimin e përformancës të Mercedes-Benz dhe AMG për 30 vite dhe eksperienca prej tri dekadash, ka bërë që ndryshimet që pësoi AMG E63 S të jenë të mahnitshme, transmeton Telegrafi.

Modeli standard, është mjaft luksoz dhe i fuqishëm, që me 603 kaujfuqi mund të lëvizë me shpejtësi të konsiderueshme. Por, ndryshimet që i ka bërë RENNtech, ia ka shtuar edhe 200 njësi më shumë.

Makina me 4.0-litra, tani është kthyer në një super sedan, i cili mund të shfrytëzohet për nevoja ditore, ndërsa është i përshtatshëm të lëvizë nëpër të gjitha kushtet klimatike.

Në përgjithësi, makina është shumë më agresive, teksa sistemi i nxjerrjes së gazrave, që ka një mbështjellje qeramike, i mundëson të lëshojë tinguj shumë më të ashpër.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare, se i është shtuar përformaca, por besohet se shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 3.4-sekonda. Po që se kjo ndodhë, atëherë AMG E63 S që ka pësuar ndryshime, do të jetë më i shpejtë se E-Class. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...