Mercedes-AMG do të lansojë vetëm makina elektrike (Foto)

PUBLIKUAR

Gjenerata re e makinave nga kjo linjë, do të jenë të elektrifikuara

Gjatë New York Auto Show, janë prezantuar shumë crossover dhe SUV, mirëpo në mesin e tyre ishte edhe një shumë i rëndësishëm, transmeton Telegrafi. Vëmendje të madhe ka marrë GLS SUV, me motorin 4.0 litra dhe dizajn nga AMG.

Nën kapak e ka edhe një motor me 48 voltë, që e bën një hibrid shumë të dëshiruar. Road & Track ka biseduar me drejtuesin e AMG, Tobias Moers për të mësuar se çfarë roli mund të luajë ky SUV në të ardhmen e linjës AMG.

“Deri në vitin 2021, të gjitha makinat e prodhuara nga AMG do të jenë së paku gjysmë elektrike, në nivele të ndryshme. Deri më 2015 mund të bëhet tërësisht elektrike, me mundësi të mëdha përformance” ka thënë Moers.

Në të njëjtën kohë, AMG do të ndihmojë në elektrifikimin e modeleve tjera nga kompania Mercedes, që lansohet në të ardhmen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...