Mënyra të thjeshta për largimin e toksinave nga trupi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Kohët e fundit gjithnjë e më shumë mund të dëgjohen këshilla për metodat e ndryshme të detoksikimit të trupit. Shumë shpesh disa nga këto metoda mund të jenë rigoroze, kështu që mjekët këshillojnë që para se të filloni aplikimin e tyre së pari të konsultoheni me ta. Ekzistojnë mënyra natyrale për heqjen e toksinave dhe substancave të tjera nga trupi duke konsumuar ushqime të caktuara, transmeton Gazeta “Zëri”.

Filloni mëngjesin në mënyrë të shëndetshme

Çdo mëngjes 15-20 minuta para një vakti pini një filxhan limonadë nga gjysmë limoni i shtrydhur në ujë të vakët. Limonada është një diuretik natyral, që do të thotë se ndihmon trupin të lirohet nga toksinat dhe fluidet. Acidi i agrumeve gjithashtu rrit numrin e proteinave që stimulojnë mëlçinë.

Image

Supë shtëpiake

Jo vetëm që do t’ju ngrohë gjatë ditëve të ftohta, ajo do ta bëjë trupin tuaj të lirë nga toksinat. Kur përgatitni supë në të shtoni kocka pule ose viçi, selino, karotë, qepë dhe hudhër. Përveçse do të shpëtoni trupin tuaj nga toksinat, do të merrni një bollëk të vitaminave dhe mineraleve.

Image

Fruta me lëvozhgë

Për detoksikimin e trupit mund të përdorni një shumëllojshmëri të farave, të tilla si fara liri, luledielli, kungulli, susam, arra e bajame. Përveçse këto fara treten lehtë, ndihmojnë edhe për të pastruar trupin prej substancave të dëmshme.

Image

Rëndësia e probiotikëve

Flora e shëndetshme është shumë e rëndësishme për funksionimin e duhur të zorrëve. Zgjidh ndonjë probiotik natyral, lakër turshi, kos ose panxhar për t’u liruar nga e substancat e dëmshme. Sigurisht në qoftë se zgjidhni probiotik në formën e kapsulave nuk do të gaboni./ZËRI

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...