Mënyra më e lehtë dhe më e sigurt që t’i kërcitni eshtrat e shpinës suaj (Video)

PUBLIKUAR

Dhembjet e shpinës ndonjëherë dinë të jenë të padurueshme…

Të gjithë ne ndonjëherë dëshirojmë t’i kërcasim të gjitha eshtrat, në mënyrë që të ndiejmë lehtësim dhe qarkullim më të mirë të gjakut, mirëpo më së shumti probleme na bën kurrizi, transmeton Telegrafi.

Kërcitja e eshtrave të kurrizit mund të jetë shumë problematike nëse bëhet në mënyrë jo të drejtë, por gjithashtu është shumë e vështirë ta vendosni në vend vertebrën kur nuk e keni personin i cili do t’ju ndihmojë ta bëni këtë.

Ne, kemi gjetur njeriun i cili na ka treguar se çfarë të bëjmë dhe si t’i kërcasim me lehtësi pjesën e sipërme dhe të poshtme të shpinës.

E gjitha që duhet të bëni janë disa ushtrime të thjeshta, përkatësisht poza të cilat do t’ju mundësojnë të kërcitni eshtrat e shpinës suaj dhe që t’ia lehtësoni vetes vështirësitë.

Edhe pse shumica mendojnë që kërcitja e eshtrave është e rrezikshme dhe që shkakton pasoja afatgjata, kjo në të vërtetë është vetëm lirim i ajrit të mbyllur në nyja dhe vertebër i cili mund të çojë në tendosje të muskujve dhe në ngërç të përfundimeve të nervave.

Për këtë shkak pas kërcitjes ndieni lehtësim të madh dhe në shumicën e rasteve dhembja do të eliminohet tërësisht.

Shikoni me kujdes këtë video dhe përpiquni që ushtrimet t’i bëni siç duhet:

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...