Menduh Thaçi: Serbia i ka larë duart prej Kosovës

PUBLIKUAR

Politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi, ka komentuar situatën e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi vlerëson se për momentin, Kosova përdoret nga Serbia vetëm për fushatë elektorale të Aleksandar Vuciqit dhe asgjë më shumë.

Madje sipas kreut të PDSH-së, Serbia tashmë i ka larë duart nga Kosova.

Ai ka thënë se Serbia më shumë vepron në Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje, Kosovën e mban vetëm për sistem elektoral të Vuçiqit.

“Unë mendoj dhe nuk dua ta kem gabim se Serbia ka larë duart prej Kosovës, kjo është vetëm një performancë  e Serbisë. Kosova që duket në target dhe Serbia e di më së miri se me gjithçka e ka humbur Kosovën. Ajo momentalisht më shumë vepron në Maqedoni dhe në Bosnje se sa në Kosovë. Ai e mbanë Kosovën vetëm për sisteme elektorale të Vuçiqit”, ka thënë ai. /Kanal10

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...