Megjithëse ka pasur prezantim të dobët, për Tesla Cybertruck janë bërë afro 150 mijë porosi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Tesla ka pranuar afro 150 mijë porosi për makinën Cybertruck, ka thënë drejtori i përgjithshëm Elon Musk, megjithëse ka pasur një prezantim të dobët.

Musk ka mbetur i turpëruar në skenë, kur të dy xhamat e makinës së re që mbushet me rrymë janë thyer, megjithëse thuhet se nuk shpohen as nga plumbi, transmeton Telegrafi.

Aksionet e Teslas kanë rënë për 6.1 për qind, shkaku i kësaj ngjarjeje që ndodhi të enjten, si dhe disa vlerësimeve aspak të mira. Dizajni me kënde i makinës pickup është përshëndetur me duartrokitje, por edhe me mjaft habi.

“146k porosi për Cybertruck deri më tani, 42 për qind kërkojnë motor dysh, 41 për qind me tri dhe 17 për qind me një motor”, ka shkruar sot Musk në Twitter.

Sipas tij, kërkesat kanë ardhur, përkundër që “nuk është bërë asnjë reklamë apo miratimi të paguar”. Asnjë datë nuk është dhënë, se kur mund të lansohet Tesla Cybertruck, por nuk pritet të jetë gati para vitit 2021.

Makina me dukje industriale, e ndërtuar nga metali që nuk ndryshket, thuhet se brenda tre sekondave, mund të arrijë nga zero deri në 100 kilometra në orë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...