Mediumi i madh italian për golin e Muriqit: Do t’i ndihmojë ta ngrisë moralin

PUBLIKUAR

Kosova fitoi ndeshjen e parë historike në kualifikime për Kampionat Botëror mbrëmë ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga qendërsulmuesi, Vedat Muriqi, i cili është pjesë e ekipit italian, Lazio, shkruan Gazeta Express.

Këtë sezon Muriqi do të ketë më tepër hapësirë te Lazio, pas largimit te Felipe Caicedo.

Ai është sulmuesi i dytë pas italianit Ciro Immobile dhe në çdo ndeshje po ka minuta, ndonëse jo shumë.

Sezonin e kaluar e Gazzetta dello Sport e quan dështim për kosovarin, pasi siç shkruajnë ata, kishin pritur më shumë prej tij. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...