Sipas një studimi, barnat e përdorura për trajtimin e sasisë së lartë të aciditetit në lukth, rrisin rrezikun për sëmundje të veshkave dhe sëmundjeve kronike të lidhura me veshkë.
Përdorimi i një grupi të barnave të cilat zvogëlojnë prodhimin e sasisë së aciditetit në lukth mund ta rritë për 20% rrezikun për të pasur probleme me veshkë. Personat më të rrezikuar nga këto probleme janë të moshës 65 vjeçare. Ky studim është një nga studimet më të mëdha të bëra për të kuptuar faktorët që ndikojnë në shkaktimin e sëmundjeve të veshkave.
Hulumtuesit ekzaminuan informacione të më shumë se 190.000 personave të shëndetshëm. Barnat e ashtuquajtura PPls janë disa nga barnat më të përhapura në SHBA, dhe këshillohen nga mjekët në të gjitha rastet që shfaqin probleme me djegie në lukth apo gjoks. Për shkak të aciditetit dhe dhimbjes që përjetojnë, ata nuk kanë zgjidhje tjetër dhe janë të detyruar t’i marrin këto tableta, edhe pse ato shkaktojnë probleme me veshkat.
Doktorët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në përshkrimin e këtyre barnave të cilat, duke tentuar të trajtojnë djegien ato shkaktojnë dëme më të mëdha duke shkaktuar sëmundje kronike të veshkave që mund të përfundojnë me dializë.


