Mediet e mëdha ndërkombëtare raportojnë për tragjedinë në Bullgari

PUBLIKUAR

Mediet e njohura ndërkombëtare kanë raportuar për aksidentin tragjik të autobusit me shqiptarë në Bullgari.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, shkruan: “Së paku 45 persona, përfshirë 12 fëmijë, vdiqën përderisa një autobus që po bartte kryesisht turistë maqedonas u përplas dhe mori flakë në një autostradë në Bullgarinë perëndimore disa orë para agimit të martën, thanë zyrtarët.”

Për aksidentin raportoi edhe televizioni i njohur amerikan, CNN. “Autoritetet besojnë se autobusi po transportonte gjithsej 52 pasagjerë, prej të cilëve 12 fëmijë, kur zjarri shpërtheu rreth orës 3 pas mesnatës të martën”, thuhet në lajmin e televizionit amerikan, shkruan Gazeta Express.

Edhe televizioni publik britanik, BBC, ka dhënë hollësi për ngjarjen tragjike. “Zyrtarët thanë se duket që autobusi ka goditur një rrethojë të autostradës dhe fotografitë shfaqnin një sektor të rrugës ku rrethoja është prerë. Në aksident nuk u përfshinë automjete tjera”, shkruan televizioni i njohur britanik.

Agjencia e lajmeve, “Associated Press”, i citoi mediet në Maqedoninë Veriore, të cilat kanë raportuar se para zyrave të kompanisë së udhëtimeve që besohet se e organizoi udhëtimin për në Turqi ka shkuar policia.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...