Mediat turke publikojnë “selfie” të dyshuarit si autor i sulmit të Stambollit

PUBLIKUAR

Mediat turke kanë publikuar një “selfie” me video të personit që thonë se është autori i sulmit në klubin e natës në Stamboll, ku vranë 39 njerëz, transmeton Reuters.

Transmetimi i kësaj video në televizionet turke të martën e tregon personin e dyshuar të sulmit që e filmon vetën në sheshin Taksim. Nuk është e qartë ende nëse kjo video është filmuar para apo pas sulmit të natës së Vitit të Ri, në klubin e natës, Reina.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përsipër sulmin, ndërsa autori i dyshuar i sulmit që është ende në arrati, ende nuk është identifikuar.

Disa raportime mediale thonë se personi besohet se vjen nga një prej vendeve të Azisë Qendrore.

Gazeta “Haber” shkruan se personi me gjasë është pjesë e minoritetit mysliman ujgur të Kinës, raporton Rel.

Ai besohet të ketë shkruar në qytetin Konya të Turqisë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. Familja e tij është arrestuar nga policia turke.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...