Mediat turke: Kryeministri i ri britanik është stërnip i osmanëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Turqia është duke e festuar zgjedhjen e Boris Johnson-it si kryeministër i ri i Britanisë së Madhe për shkak të prejardhjes së tij familjare. Disa politikanë turq dhe mediat turke kanë thënë se “stërnipi i osmanëve” mund t’i forcojë lidhjet mes dy shteteve.

Ish-kryetari i Londrës është stërnip i ministrit të brendshëm të fundit të Perandorisë Osmane, Ali Kemal, dhe me prejardhjen e tij familjare po krenohen shumë turq.

Pavarësisht kritikave të tij ndaj Turqisë, përfshirë kërkesën për veton e Britanisë ndaj pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, disa media turke i referohen Johnsoni-it si “Boris turku”.

“Stërnipi i osmanëve bëhet kryeministër”, shkruhet në titullin kryesor të gazetës opozitare turke, Sozcu. “Për Anglinë, një kryeministër me rrënjë në Cankiri”, shkruhet më tej në këtë gazetë, duke iu referuar vendlindjes së Kemalit në pjesën qendrore të Turqisë.

Njësoj si kryeministri, edhe stërgjyshi i tij ishte gazetar që më vonë u fut në qeveri, një vendim që i kishte sjellë fat të keq. Në ditët e fundit të ekzistimit të Perandorisë Osmane, Kemali ishte zënë dhe ishte vrarë nga nacionalistët, që luftonin për ta themeluar shtetin e Turqisë.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, e ka uruar kryeministrin e ri britanik në Twitter, duke shtuar se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë të paracaktuara të përmirësohen. Atë e uroi edhe ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...