Mediat turke akuzojnë Merkelin e po e shfrytëzon Turqinë për qëllimet e saj (Video)

PUBLIKUAR

Mediat turke e kryqëzuan Angela Merkelin pas vizitës së saj në Turqi. Sipas tyre, kancelarja e mbylli njërin sy teksa së bashku me delegacionin vizitoi kampin më të madh të strehimit të refugjatëve në Europë.

Kancelarja akuzohet së bashku me partnerët e saj evropianë e kanë lënë pas dore Turqinë dhe se vizita e tyre ishte thjesht një formalitet.

Njëri prej gazetarëve më të njohur në Turqi, Can Dundar, i cili është në gjyq pasi mendohet që ka zbuluar sekretet e presidentit Reccep Tayip Erdogan për dërgimin e armëve në Siri, tha se kancelarja Merkel po e shfrytëzon Turqinë për qëllimet e saj dhe se nuk po ia vë aspak veshin censurës që po përballet vendi.

Ka gjithashtu shqetësime se Merkel po minon fjalën e lirë në Gjermani, pasi ajo ka pranuar një kërkesë nga Ankaraja për të ndjekur penalisht një komedian gjerman, i cili ka vënë në lojë presidentin Erdgoan, përcjell TCH.

Duke shkuar me tej, Merkel u akuzua gjithashtu se mbylli njërin sy përballë situatës së vështirë të sirianëve në Turqi; vetëm një pakicë e tyre mund të punësohen në vend, shumica kryejnë aktivitet në të zezë dhe jetojnë në një varfëri të madhe. Ndërsa kancelarja u shpreh se kampi “Nizip”, që vizitoi ishte për t’u marrë shembull, turqit ngrenë pyetjen: po të tjerët që jetojnë jashtë kampeve?

Ndërsa, “Amnesty International” mendon se presioni i madh që Merkel po bën për zbatimin e marrëveshjes BE-Turqi, ka detyruar këtë të fundit që të dëbojë refugjatët mbrapsht në Siri, me qëllim që mos të kalohet kuota e vendosur nga BE për fluksin e personave që kalojnë kufirin.

SHIKO MË SHUMË

128 aksidente dhe 2301 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24...

Pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës

Sipas të dhënave më të fundit Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjendja në pikat...

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...