Mediat serbe raportojnë se KFOR’i dhe NATO kanë kërcënuar Serbinë: Nëse hyn në Kosovë, bëhu gati për luftë

PUBLIKUAR

Novosti raporton për kërcënimin e marrë nga Serbia në lidhje me një ndërhyrje të mundshme në Kosovë.

Nëse Serbia për çfarëdo arsye vendos që me forcat e saj të intervenojë në Kosovë, do të hyjë në luftë të hapur, jo me policinë e Kosovës por njësitet e KFOR-it dhe NATO-s.

Kërcënimi direkt dhe i rreptë i është bërë Serbisë në Beograd, gjatë takimeve të përfaqësuesve të lartë shtetëror dhe shteteve më të fuqishme anëtare të NATO-s.

“Një diplomat ishte shumë i interesuar për mënyrën se si Beogradi ndjek ngjarjet dramatike nga Ujmani”, deklaroi një burim mirë i informuar për të përditshmen serbe Novosti, transmeton lajmi.net.

“Në të njëjtin takim, ai kishte shprehur pakënaqësinë për vendimin e krerëve të Serbisë për ngritjen e gatishmërisë ushtarake”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i një prej shteteve të fuqishme anëtare në NATO në skenarin e tashëm nuk e ka përjashtuar mundësinë e një konflikti të “armatosur”.

Diplomati perëndimor ka theksuar se KFOR-i e ka detyrën ti mbajë forcat serbe sa më larg Kosovës, transmeton lajmi.net.

Sipas Novosti, ky nuk është kërcënimi i parë që i bëhet Serbisë.

Krerët e Serbisë janë të vetëdijshëm se çfarëdo plani për ndërhyrje të forcave të saj nuk do të zgjojë reagim vetëm të Prishtinës, por të gjithë shteteve më të fuqishme anëtare në NATO.

“Krerët e Serbisë janë të vetëdijshme. Prishtina, e vetëdijshme për inferioritetin e saj ushtarak, gati asnjëherë nuk hyn në aksione vetanake, por sipas marrëveshjes, me konsultime me forcat e huaja ndërkombëtare dhe krerët e tyre politik”, thuhet në çarkun e sigurisë.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...