Mediat serbe publikojnë dokumentin dhe arsyet pse Gana tërhoqi njohjen e Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Republika e Ganës e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë sot ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq.

Ndërkohe mediat serbe kanë publikuar edhe dokumentin e tërheqjes së njohjes për Kosovën nga Republika e Ganës.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Integrimit Rajonal të këtij vendi thuhet se njohja e Kosovës ishte vendim i nxituar që nuk kishte marrë parasysh disa çështje të caktuara.

“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovës si një shtet të pavarur sepse shkel Marrëveshjen e Helsinkit dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, thuhet në shënimi diplomatik të Ganës drejtuar Serbisë, transmeton lajmi.net.

Në dokument të cilin e ka siguruar mediumi serb Tanjug,  thuhet se Gana vendosi në vitin 2012 ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran, e ndjekur nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, por ai vendim doli të ishte i nxituar. /Lajmi.net/

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...