Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) bëri të ditur se në ora 19 do të zyrtaritohen rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe mandatet e fituara nga partitë politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjitahtë kanë kaluar një orë e gjysëm dhe ende nuk ka ndonjë informatë nga KSHZ-ja në këtë drejtim. Shpekulohet se duhet të vërtetohen mandatet si: 51 për OBRM-PDUKM-në, 49 për LSDM-në, pastaj BDI (10), Lëvizja Besa (5), Aleanca për Shqiptarët (3) dhe PDSH (2).
Mirëpo gazeta ”Veçer” bën të ditur se i janë humbur gjurmët kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski. Kjo e dhënë vjen nga brenda KSHZ-së.
”Kemi tentuar që të flasim në telefon, thuajse të gjithë anëtarët e kanë telefonuar në të dy numrat e telefonit, por ai nuk përgjigjet. Tentuam t’i telefonojmë edhe përmes bashkëshortes së tij, por ajo thotë se ai nuk është paraqitur në shtëpi.”
Ky burim për ”Veçer” thotë se që në mëngjes, Çiçakovski është sjellur çuditshëm, sikur të jetë nën kërcënime.


