Mediat e huqën lajmin për kontributin e kosovarëve në ISIS

PUBLIKUAR

Mediat kosovare sot e kanë publikuar një shkrim nga gazeta angleze Independent për shtetet që i kanë kontribuar ISIS-it me ushtarë. Në bazë të interpretimit të mediave, “Kosova është vendi i pestë në botë për nga kontributi në ISIS”.

Mirëpo, mediat e kanë paraqitur gabimisht informatën duke e lajthitur opinion publik.

Gazeta Independent ka shkruar për raportin mes numrit të banorëve dhe numrit të pjesëmarrësve në ISIS, pra, sa luftëtarë në 1 milion banorë ka nga një shtet i caktuar – e jo për numrin e përgjithshëm të luftëtarëve.
Kosova-Independent-1-672x380

Për shembull, në këtë tabelë Franca është në vendin e 15-të (me 18 luftëtarë në 1 milion banorë), kurse nga ky vend ISIS-it iu kanë bashkuar më shumë se 900 luftëtarë. Kjo pasi Franca i ka 66 milionë banorë, njofton Klan Kosova.

Belgjika cilësohet si vendi i BE-së që ka proporcionin më të lartë mes popullsisë dhe numrit të pjesëmarrësve në ISIS, me 40 luftëtarë në 1 milionë banorë (Belgjika i ka 11 milionë banorë).

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...