Forcat ajrore nigerianë kanë bombarduar një kamp refugjatësh aksidentalisht, pasi kishin pasur në plan të bombardonin zonën ku operojnë grupi terrorist Boko Haram në Nigeri
Lajmin e ka bërë të ditur Reuters, forcat ajrore nigeriane kanë lëshuar bombë në kampin e refugjatëve, ku sipas të dhënave të para, u vranë 100 civilë, transmeton Gazeta Express.
Thuhet se forcat nigeriane kishin për qëllim të sulmonin grupin terrorist islamik Boko Haram, mirëpo bombarduan në vend të gabuar.


