Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Arsimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni organizon Panairin e tretë vjetor të kolegjeve amerikane. Ngjarja do të mbahet më 17 nëntor 2016, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, nga ora 16:00 deri në 18:00. Hyrja në Panairin e kolegjeve është pa pagesë dhe ftohen studentët dhe prindërit e tyre që të marrin pjesë Njëzet pjesëtarë të komunitetit të Ambasadës, përfshirë zëvendës ambasadoren Micaela Schëeitzer-Bluhm, do të prezantojnë më tepër se 30 universitete ku kanë bërë shkollën dhe do të përgjigjen në pyetje për arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara, shkruan Telegrafi Maqedoni. Këshilltarët e programit EducationUSA do të ofrojnë informacione rreth procesit për aplikim në universitete në SHBA, si dhe do të informojnë për shërbimet e EducationUSA në qendrat nëpër Maqedoni. Për më tepër, ndihmësi për çështje arsimore pranë Ambasadës do të përgjigjet në pyetje rreth mundësive për bursa të qeverisë Amerikane dhe programe për shkëmbim arsimor

PUBLIKUAR

Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Arsimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni organizon Panairin e tretë vjetor të kolegjeve amerikane. Ngjarja do të mbahet më 17 nëntor 2016, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, nga ora 16:00 deri në 18:00. Hyrja në Panairin e kolegjeve është pa pagesë dhe ftohen studentët dhe prindërit e tyre që të marrin pjesë

Njëzet pjesëtarë të komunitetit të Ambasadës, përfshirë zëvendës ambasadoren Micaela Schëeitzer-Bluhm, do të prezantojnë më tepër se 30 universitete ku kanë bërë shkollën dhe do të përgjigjen në pyetje për arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këshilltarët e programit EducationUSA do të ofrojnë informacione rreth procesit për aplikim në universitete në SHBA, si dhe do të informojnë për shërbimet e EducationUSA në qendrat nëpër Maqedoni. Për më tepër, ndihmësi për çështje arsimore pranë Ambasadës do të përgjigjet në pyetje rreth mundësive për bursa të qeverisë Amerikane dhe programe për shkëmbim arsimor

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...