Me rastin e 50 vjetorit, prezantohet modeli unik i Ford Mustang (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Kanë kaluar 50 vite, që kur në film detektivi Frank Bullit po ndiqte vrasësit nëpër rrugët e San Franciskos me veturën e tij Ford Mustang, dhe tani ky version i ristilizuar është rikthyer për të shënuar 50-vjetorin e prodhimit të kësaj veture legjendare.

Kompania amerikane Ford ka prezantuar versionin e limituar të Bullitt Mustang në panairin e veturave “Detroit Motor Show”, edhe pse zyrtarët e kësaj marke kanë refuzuanr të zbulojnë numrin e personave fatlum që do të mund ta kenë këtë veturë në garazh, transmeton Telegrafi.

Versioni modern i veturës që dikur e voziste aktori Steve McQueen nuk ka ndryshuar elementet bazë të modelit 1968 siç janë: ngjyra, vijat, fellnet dhe amortizatorët.

Modeli i ri është prezantuar nga Molly McQueen, nga mbesa e aktorit Steve McQueen në panairin e shumëpërfolur. Kjo veturë pritet të del në shitje gjatë kësaj vere, edhe pse nuk është zbuluar numri i saktë i veturave që do të prodhohen.

Nën kapak kjo veturë do ta ketë motorin e njëjtë të Ford Mustang GT 5.0 litra që prodhon 475 kuaj-fuqi, 60 kuaj-fuqi më shumë sesa modeli standard që është në shitje tash e shumë vite. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...