Me një video ‘të zjarrtë’ nga plazhi, Luana Vjollca vë në pah linjat atraktive të trupit

PUBLIKUAR

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nisë edicionin e parë të spektaklit “Love Island” në Shqipëri, ku do të jetë prezantuese dhe producente.

E teksa po bëhet gati për këtë projekt, Luana po i mban të shpërqendruar ndjekësit e saj në rrjetet sociale hera-herës me ndonjë imazh provokues.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Së fundmi, ajo publikoi për fansat e saj në Instagram një video, të realizuar në plazh gjatë pushimeve të saj të fundit.

Në videon në fjalë, Luana vë në dukje linjat e saj atraktive të trupit në këtë paraqitje provokuese me bikini të zeza.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

 

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk munguan, shumë prej të cilëve u tunduan nga pamja tejet ‘e zjarrtë’ e moderatores.

Krahas moderimit, interpretuesja e hitit “Benzina” nuk e ka lënë anash as angazhimin e saj në muzikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...

“Hala s’je rahatu”/ Elijona i uron ditëlindjen Klodit

Dy banorët më të përfolur të sezonit të fundit të Big Brother VIP Kosova...