Me një ceremoni në bjeshkët e Rugovës, Suzana Mushkolaj martohet me avokatin kosovar

PUBLIKUAR

Ajo njoftoi përmes rrjeteve sociale.

 

Suzana Mushkolaj është martuar me avokatin Besnik Nikqi në një ceremoni private të organizuar në bjeshkët e Rugovës, shkruan lajmi.net.

Çifti  kanë dhënë betimin njëri-tjetrit pranë ofiqarit, teksa i pranishëm në ceremoni ka qenë edhe djali i fotografes, Albani dhe disa persona tjerë.

Ndërkohë, ajo e ndau lajmin me miqtë e saj në rrjetin social Facebook e cila natyrisht se mori urime të shumta.

“Dje (08-11-2021) unë dhe Besnik Nikqi-avokat, dashurinë tonë e kurorëzuam me martesë Bjeshkëve të Nemuna”, shkroi Suzana në përshkrim të imazheve.

Theksojmë se, Suzana është nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...