Fjala e fundit që pacienti dëshiron të dëgjojë është që njëri ndër barnat të cilat ia ka rekomanduar mjeku, do ta bëjë të shtojë në peshë. Kjo është frikë që shumica e njerëzve, kur u nevojitet ndonjë ilaç, që disa ndikime anësore nuk mund të mënjanohen.
Disa njerëz as që e dinë që shtimi i peshës është i lidhur me marrjen e ilaçeve. Disa barna shtojnë apetitin, disa ndryshojnë veprimin nëse merren bashkë me barna të tjera, transmeton Telegrafi.
Pesha e tepërt që është gjithnjë e më e shpeshtë në shoqërinë bashkëkohore mund të shkaktohet edhe nga përdorimi i madh i barnave. Barnat të cilat shkaktojnë shtim në peshë janë steroidet, antipsikotikët, antidepresivët, barnat kundër migrenës, për diabet (insulina dhe disa barna orale).


