Më ndihmoni, po shtoj peshë për shkak të barnave!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Fjala e fundit që pacienti dëshiron të dëgjojë është që njëri ndër barnat të cilat ia ka rekomanduar mjeku, do ta bëjë të shtojë në peshë. Kjo është frikë që shumica e njerëzve, kur u nevojitet ndonjë ilaç, që disa ndikime anësore nuk mund të mënjanohen.

Disa njerëz as që e dinë që shtimi i peshës është simptomë kur janë të përshkruara për drogë, mirëpo ata do ta kuptojnë atë kur të vërejnë shtimin e peshës, pa sqarime të tjera.

Disa barna shtojnë apetitin, disa ndryshojnë veprimin nëse merren bashkë me barna të tjera…

Pesha e tepërt që është gjithnjë e më e shpeshtë në shoqërinë bashkëkohore mund të shkaktohet edhe nga përdorimi i madh i barnave.

Barnat të cilat shkaktojnë shtim në peshë janë steroidet, antipsikotikët, antidepresivët, barnat kundër migrenës, për diabet (insulina dhe disa barna orale). Prandaj, kini kujdes se çfarë merrni dhe në çfarë doze, transmeton Telegrafi.

Lista e barnave që sjellin deri te pesha e tepërt

Barnat për alergji

Posaçërisht ato që përmbajnë ‘diphenhidramin’ që shkakton përgjumje momentale.

Antidepresivët

Disa antidepresivë ndikojnë në disponimin tuaj, ashtu që ua shtojnë apetitin për ushqim. Porsa të vëreni ndryshimin e shprehisë në ushqim, kërkoni që t’jua ndërrojnë medikamentet e ordinuara.

Kontraceptivët

Barnat për kontrollimin e lindjeve lehtë çojnë deri te grumbullimi i kilogramëve, sepse kanë tendencë të shkaktojnë fryrje dhe mbajtje të lëngjeve. Zgjidhni tabletat që kanë më pak estrogjen dhe progesteron.

Tabletat për gjumë

Këto tableta mund të jenë shkaktarë kryesorë pse po trasheni. Prandaj mos i blini sipas dëshirës, por vetëm me rekomandim të mjekut.

Barnat për migrenë

Ju nxisin që të hani më shumë. Oleanzipina dhe natrium valproati mund të bëjnë që të shtoni në peshë.

Steroidet

Shumë steroide që janë në dispozicion mund të bëjnë që të ndiheni jashtëzakonisht të uritur. Në fakt, steroidet janë mënyrë e shkëlqyer për ta forcuar apetitin.

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...