Sot në tërë vendin është shenuar dita Ndërkombëtare të Tokës, me këtë rast Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit-KRL duke parë se kjo ditë shënohet anë e mbanë botës nëpërmjet aktiviteteve dhe organizimeve të ndryshme, edhe ne si rini e Komunës sonë vendosëm ta shënojmë këtë ditë nëpërmjet disa aktiviteteve të përgatitura më ndryshe nga aktivitetet e realizuara më parë.
Aktiviteti u hap me një ekspozitë të hapur në natyrë me fotografitë e pjesëve më të ndotura në komunën e Lipjanit, fotografi të mbledhura nga vetë antarët e Kuvendit tonë. Disa kartolina me këshilla, të titulluara “50 veprime që duhet bërë për ta shpëtuar Tokën” dhe disa balona me mbishkrime për Ditën e Tokës i’u shpërndanë qytetarëve.
“Plagët e Tokës” ishte titulli i disa prezantimeve të bëra nga disa antarë të Kuvendit të Rinjve të Lipjanit.

Për të mos ndotur tokën me mbeturina, u shpërndanë disa thasë të bërllogut nëpër disa pjesë të qytetit tonë.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që t’a ngrisim vetëdijësimin te popullata por në veçanti te të rinjt, për t’a mbrojtur planetin Tokë.
“Toka nuk është e jona por ne jemi të Tokës, andaj t’a mbrojmë atë”.





