Me mitralozin e montuar në helikopter, rrëzon dronin në det – pamje nga stërvitjet e ushtrisë amerikane

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Lufta kundër dronëve dita-ditës është duke u bërë prioritet për forcat e armatosura në mbarë botën.

Fluturaket pa pilot kanë filluar t’ua fusin frikën për sulme të befasishme ushtrive të fuqive të mëdha – kjo për faktin se këto fluturake po përdoren si kamikaz, pasi po mbushen me lëndë shpërthyese dhe po drejtohen drejt turmave,  transmeton Telegrafi.

Gjithashtu mbrojtja e hapësirës ajrore po bëhet problem për shkak të këtyre fluturakeve të vogla – në veçanti mbi bazat ajrore. Për këtë gjithmonë qëndrojnë në ajër helikopterë që patrullojnë për ndonjë lëvizje të mundshme, që mund të qojë deri te rrezikimi i jetëve të qytetare.

Një video e publikuar tregon një nga metodat që aplikohet për shkatërrimin e dronëve të vegjël – duke i qëlluar me mitralozë nga helikopterët që qëndrojnë pa lëvizur në ajër.

Ushtrimi i forcave ajrore amerikane tregon se si ushtari me ndihmën e një mitralozi të montuar në helikopter, arrin ta shkatërroj dronin që përfundon në det. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...