Më i shpejti 911 i fokusuar për pista (Video)

PUBLIKUAR

Kjo Porsche pritet të jetë e denjë, që të fitojë në shumë gara

Nisja për të garuar në pista, kërkon një makinë të fuqishme, derisa modeli 911 do kryente punën si duhet, transmeton Telegrafi.

Të fuqishme janë si 992 Carrera S, apo 911 GT2 RS, mirëpo kësaj radhe është një 911 RSR, që thuhet të jetë më i shpejti 911 i fokusuar për pista, që është prezantuar në Goodwood Festival of Speed.

Në këtë Porsche është vënë motori me 4.1 litra, që prodhon 515 kuaj fuqi, derisa nuk bëhet e ditur shpejtësia që do të ketë. Thuhet se 95 për qind e pjesëve të 911 RSR, janë të reja, derisa nuk janë bërë të ditura specifikat tjera.

Këto të dhëna pritet të bëhen të ditura, deri në shtator, kur fillojnë edhe shumica e garave të shumta me makina. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...