Më i miri i botës Mbappe mund të bëhet më i mirë se Messi, thotë Pochettino

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe është tashmë në mesin e më të mirëve në botë dhe ende ka potencial për t’i pasuar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, sipas Mauricio Pochettinos, trajnerit të Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez i shënoi dy gola në fitoren e PSG-së 4:0 në udhëtim kundër Dijon, duke e rritur epërsinë në renditjen e golashënuesve më të mirë në Ligue 1, transmeton Gazeta Express.

Pochettino, i cili e mori drejtimin e PSG-së vetëm pak kohë më parë, beson se Mbappe do ta sundojë botën e futbollit në të ardhmen nëse i jepet kohë.

I pyetur nëse Mbappe mund të jetë pasues i Messit dhe Ronaldos në botën e futbollit, trajneri argjentinas tha: “Ai ka potencial. Atij nuk i mungon asgjë përveç kohës”.

Ai nuk mund ta përshpejtojë procesin. Mendoj se ai është në mesin e më të mirëve në botë tashmë”, shtoi ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...