“Më i fuqishëm se graviteti”: Mercedes demonstron aftësitë e G-Class, në një digë në Argjentinë (Video)

PUBLIKUAR

Për katër dekada ne e dimë: Mercedes G-Class mund të shkojë atje ku mund të shkojnë rrallë vetura, për të mos thënë asnjë.

Dhe brezi i ri i Geländewagen vazhdon traditën e paraardhësve, të cilën gjë Mercedes vendosi të tregojë në praktikë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Për të provuar superioritetin e G-Class, Mercedes vendosi të ecte përmes digës Punta Negra, të ndërtuar katër vjet më parë.

Diga ndodhet në Argjentinë, në lumin San Juan, 24 kilometra në perëndim të qytetit me të njëjtin emër. Lartësia e digës është 101 metra dhe shtrihet në 700 metra.

Dhe heroi i videoklipit është një Mercedes G 350d që kaloi pa probleme përgjatë “shpatit të betonuar”.

Kur u pyetën “pse”, kompania thjesht u përgjigj: “Për shkak se është një klasë G. Mund të ketë vende që nuk janë të arritshme për të tjerët, madje edhe në ëndrrat e tyre më të çmendura”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...