Më i fortë se ‘guri’: Pesë artikuj për ereksion më të fortë

PUBLIKUAR

Pemët dhe vera e kuqe mund të ulin rrezikun nga shfaqja e disfunksionit erektil, zbulojnë studimet e reja të shkencëtarëve nga Britania e Madhe

Shkencëtarët kanë studiuar dhe vëzhguar 25.000 meshkuj në periudhën prej dhjetë vjetësh, ndërsa pak më shumë se një e treta e tyre kanë pasur të zhvilluar disfunksionin erektil gjatë periudhës studimore. Mirëpo, meshkujt të cilët kanë pranuar që kanë ngrënë më shumë se tri vakte në javë të këtyre pesë artikujve, kanë pasur për 19 për qind më pak shanse që të sëmuren nga disfunksioni erektil sesa ata të cilët nuk i kanë ngrënë këta artikuj.

Pesë artikuj të cilët do të duhej t’i hani janë: frutat e malit, portokajtë, vera e kuqe, mollët dhe dardhët, transmeton Telegrafi.

Për rritje të forcës së penisit ndihmojnë flavonoidet, përbërësit nga pemët dhe perimet, thotë autori i studimit Aedín Cassidy, drejtor i Departamentit të Ushqimit të Shkollës Mjekësore në Norwich.

Te shumica e pacientëve, të cilët vuajnë nga disfunksioni erektil, është zbuluar që sëmundja është zhvilluar për shkak të qarkullimit të pamjaftueshëm të gjakut deri në penis.

Disa flavonoide mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut duke i bërë arteriet më fleksibile dhe duke hapur enët tuaja të gjakut.

Pra, nëse doni të ruani shëndetin dhe funksionalitetin e penisit tuaj, pini një gotë verë të kuqe sonte ose hani një nga këto fruta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...