Me edicionin e fundit të limituar nga Vanquish S, Aston Martin i jep fund këtij modeli (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi britanik Aston Martin, ka vendosur t’i japë fund modelit Vanquish, por jo pa e shënuar me një edicion të limituar.

Në gjeneratën e tretë dhe të fundit, vetura që arrin 321 kilometra në orë, do të vije në fund të vitit të ardhshëm me disa ndryshime të mahnitshme të cilat ende mbesin sekret, transmeton Telegrafi.

Vetëm 175 njësi të Vanquish S Ultimate Edition do të shpërndahen në vende të ndryshme të botës, teksa gjysma mbesin në Britani të Madhe.

Për makinën që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.5-sekonda, tashmë kanë filluar porositë, ndërsa çmimi prej 230 mijë eurove nuk del të jetë problem për blerësit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...