Me 19 gusht hapet Panairi Tradicional i Librit në Ulqin

PUBLIKUAR

20140816114926328600

Veç librave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë botues edhe nga Mali i Zi e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike

Panairi Tradicional i Librit “Ulqini 2014” do të mbahet gjatë periudhës 19-24 gusht.

Panairi i sivjetshëm realizon rikthimin në traditën e organizimit të kësaj veprimtarie që pritet me shumë interes nga pushuesit e shumtë që e kanë shumëfishuar numrin e banorëve të Ulqinit gjatë këtij sezoni.

Veç librave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, do të ekspozohen libra e do të marrin pjesë botues edhe nga Mali i Zi e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike.

Gati 50 botues do të jenë prezentë gjatë ditëve të Panairit ose do të dërgojnë botimet e tyre më të mira të përfaqësuara nëpërmjet agjencive të shpërndarjes së librit.

Në Panairin e librit në Ulqin parashikohet të ekspozohen dhe të ofrohen për shitje mbi 4000 tituj librash, nga të cilat mbi 400 janë tituj të rinj.

Letërsi artistike, autorë shqiptarë e të huaj, histori, botime enciklopedike, guida turistike e harta të çdo lloji, letërsi për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e shqipes dhe të gjuhëve të huaja, libra utilitarë për profesione të ndryshme, albume e katalogë gjithfarësh etj. etj. do të jenë librat që do të paraqiten para lexuesve ulqinakë e pushuesve të huaj.

Këtë vit të ftuar të veçantë dhe në qendër të vëmendjes së publikut do të jenë deputetë nga Kuvendet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Mbrëmja e ditës së dytë të panairit do t’u kushtohet ekskluzivisht kujtimit dhe botimit të veprës së plotë të poetit të shquar shqiptar dhe akademikut Ali Podrimja, i cili u nda nga jeta para pak vitesh, duke na lënë një trashëgimi të pasur letrare, kryesisht në gjininë e poezisë.

Për këtë figurë të njohur të letërsisë shqipe do të flasë studiuesi, poeti dhe akademikët Ali Aliu dhe Basri Çapriqi, pjesëmarrës në mbrëmjen letrare, si dhe Irena Toçi si botuese e shumë veprave të Ali Podrimjes dhe njërës prej organizatorëve kryesorë të këtij manifestimi.

Ndërsa në natën e parë, në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit “Ulqini 2014”, e organizuar në formën e një spektakli dhe me përshëndetje të rastit, do të ketë të ftuar të veçantë deputetë, përfaqësues të Kuvendeve të të dy vendeve fqinje. /KultPlus.com

Programi i panairit

E hënë, 18.8.2014
Ora 10.00: Konferencë shtypi e organizatorëve para Çeljes së Panairit (Restorant “Hollegro”).

E martë, 19.8.2014
Ora 20.30: Program artistik festiv.
Ora 21.00: Ceremonia e Çeljes së Panairit të Librit “Ulqini 2014”.
Ora 21.30: Vizitë në stendat e Panairit.

E mërkurë, 20.8.2014
Ora 11.00: Takim-Pritje në Komunën e Ulqinit.
Ora 18.00 – 24.00: Vizita të lexuesve në stendat e Panairit.
Ora 21.00: Takimi Ora letrare. Promovimi i Veprës së plotë të poetit Ali Podrimja. Kumtojnë studiuesi Ali Aliu, Basri Çapriqi, botuesja Irena Toçi (Hotel Mediterran).

E enjte, 21 gusht 2014
Ora 18.00 – 24.00: Vizita të lexuesve në stendat e Panairit.
Ora 21.00: Takimi me aktorin e Teatrit Popullor Sllobodan Marunoviq : lexim nga vepra “Ardhësit – këngët e Ali Binakut” të autorit Radovan Zogoviç.

E premte, 22 gusht 2014
Ora 18.00 – 24.00: Vizita të lexuesve në stendat e Panairit.
Ora 21.00: Takim me shkrimtarin ulqinak Ali Llunji për veprën e tij. (Hotel Mediterran).

E shtunë, 23.8.2014 
Ora 18.00 – 24.00: Vizita të lexuesve në stendat e panairit.
Ora 18.00 – 22.00: Shkrimtarë të ndryshëm në stendat e botuesve të tyre.

E diel, 24.8.2014
Ora 10.00: Konferencë shtypi e organizatorëve në mbyllje të Panairit të Librit.
Ora 18.00 – 24.00: Vizita të lexuesve në stendat e Panairit.
Ora 18.00 – 22.00: Shkrimtarë të ndryshëm në stendat e botuesve të tyre./Kultplus/.

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...

Shukri Buja “ndez motorët” Gadimja me pritje madhështore

Kandidati i PDK-së në Lipjan Shukri Buja ka mbajtur takim në Gadime. Buja nga Gadmija...

“Dridhje nga Sllovia”, Shukri Buja shpalos programin e tij

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka mbajtur takim...