Më 10 qershor do të mbahet ngjarja për dërgesat e automjeteve “Tesla Model S Plaid”

PUBLIKUAR

Tesla e ka konfirmuar zyrtarisht se më 10 qershor, 2021, do të fillojë me dërgesat e makinës Tesla Model S Plaid.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lansimi i vonuar u la të kuptohet më parë nga shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, i cili duket shumë i ngazëllyer për produktin e fundit të kompanisë.

Dërgesat për klientët do të ndodhin në Fabrikën Tesla në Fremont në orën 7 të mbrëmjes me kohën e Paqësorit dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

Ende nuk dihet se sa vetura do të vendos në treg Tesla, por me siguri ka prodhuar mjaft tashmë, të cilat janë gati për shitje. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...