McLaren T.50 i inspiruar nga F1, me aerodinamikën më të madhe se ndonjë makinë tjetër

PUBLIKUAR

Ky model, thuhet se do të ketë aerodinamikën më të madhe se ndonjë makinë tjetër e dedikuar për rrugë

Gordon Murray është i njohur për dizajnimin e McLaren F1, ndërsa tani që e ka ndërtuar kompaninë e vet Gordon Murrey Automotike, është duke e punuar një makinë të re të inspiruar nga F1, transmeton Telegrafi.

I quajtur F.50, ky McLaren thuhet se do të jetë më i “pastri, i lehtë dhe më së shumti i përqendruar për shoferin”, andaj pritjet për të janë shumë të mëdha.

Deri më tani, ka pasur disa imazhe se si mund të duket, derisa tani është shfaqur në tërësi dhe ka dukje shumë më të egër se që pritej.

Sistemi i qarkullimi të ajrit, nëpërmjet pjesës së poshtme, jo vetëm se ia rritë aerodinamikën, por ndihmon në ftohjen e motorit, duke e bërë shumë më efikas.

Pjesa e pasme është shumë dramatike, me katër gypa për nxjerrjen e gazrave, si dhe drita minimale, por që pritet ta kenë efektin e duhur.

Megjithatë, nuk është shfaqur pjesa e përparme e këtij McLaren për tre persona, që pritet të arrijë së shpejti dhe të jetë shumë i mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...