McLaren nuk konfirmon nëse Senna GTR, do të prezantohet gjatë kësaj jave (Foto)

PUBLIKUAR

Ishte thënë se mund të prezantohet më 15 shkurt, por McLaren nuk ka konfirmuar dhe nuk ka ofruar detaje se kur mund të ndodhë

Gjatë vitit të kaluar në Geneva Motor Show, është prezantuar McLaren Senna GTR vetëm për pista, që tashmë po iu dërgohet klientëve, transmeton Telegrafi.

Por, versioni për rrugë i prezantuar në të njëjtin aktivitet, mbetet në fazën e konceptit dhe do ishte shumë e udhës që të prezantohej deri tani.

The Supercar Blog, ka raportuar se McLaren Senna GTR mund të lansohet më 15 shkurt, gjë që u mirëprit prej entuziastëve.

Gjatë kontaktit me zyrtarë të McLaren, nuk është konfirmuar se do të ketë ndonjë prezantim gjatë kësaj jave, duke mos dhënë asnjë detaj se kur mund të ndodhë.

E tëra që dihet, është McLaren Senna GTR do të arrijë në vetëm 75 njësi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...