McLaren F1 u tejkalua në pistën me shumë kthesa nga Tesla Model 3

PUBLIKUAR

Tesla Model 3 Performance, shënoi arritje të rëndësishme në një piste me shumë kthesa

Gjatë muajit të kaluar, Tesla Model 3 është bërë lajm, pasi arriti ta kalonte ta kalonte për një kohë rekorde pistën Tsukuba Circuit në Japoni, transmeton Telegrafi.

Për 1:04.7 Tesla Model 3 arriti ta kalonte këtë pistë me shumë kthesa, por nuk mundi ta tejkalonte McLaren F1, për një të dhjetën e sekondës.

Kjo nuk ka mjaftuar për Tesla, që është kthyer sërish në të njëjtin terren dhe ka arritur ta përshkonte me shpejtësi, duke e tejkaluar rivalin nga McLaren për 1.3 sekonda.

Megjithëse ka dukje të njëjtë, kjo Tesla nuk është e njëjta që do dilet edhe në treg, pasi është modifikuar që të jetë shumë e fuqishme në pistë, derisa gomat i kishte të njëjta që përdoren në Porsche 911 GT3 RS.

Derisa, shoferi që e kreu xhiron, nuk është i mësuar që të vozitë makina që mbushen me rrymë, duke lënë të kuptohet se në të ardhmen, Model 3 mund të arrijë përformancë edhe më të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...