McGregor: Khabib ka frikë të ndeshet me mua, jam shumë i sigurt

PUBLIKUAR

Pasi mposhti Justin Gaethjen, Khabib Nurmagomedov u pensionua nga UFC-ja si kampion, duke vendosur një rekord prej 29 fitore dhe asnjë humbje.

Njëri prej kundërshtarëve që Khabib kishte mposhtur është edhe Conor McGregor, i cili në atë kohë ishte kampion, shkruan Gazeta Express.

Ky i fundit ka bërë një deklaratë të fuqishme për Khabib Nurmagomedov, duke thënë se ai ka frikë të ndeshet me të.

“Mendoj se Khabib ka frikë të ndeshet me mua. Për këtë jam shumë i sigurt, por nuk i vë faj. Unë u ndesha me versionin e tij më të mirë dhe ai u ndesh me versionin tim më të keq. Ai dhe skuadra e tij e dine këtë. Unë kam përgjigjet për ta shkatërruar atë njeri” – u shpreh McGregor.

Khabib Nurmagomedov në ditën që u pensionua tha se nuk mund të hynte në oktagon pa babain e tij afër. Muaj më parë babai i Khabib kishte vdekur si pasojë e koronavirusit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...