Mbyllet afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), njoftoi këtë të premte se ka përfunduar afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit.

Gjatë kësaj periudhe (26 nëntor – 02 dhjetor 2022), KQZ-ja tha se ka pranuar dy aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje për komunën e Zveçanit dhe tri për komunën e Leposaviqit, si në vijim:

“Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022”, thuhet në njoftimin për media.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit do të mbahen më 25 dhjetor 2022. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër...

Moti në Kosovë do të jetë i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të përfshihet nga mot...

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...