Mblidhen në Astana Rusia, Truqia dhe Irani

PUBLIKUAR

Ekspertët nga Rusia, Turqia, Irani dhe Kombet e Bashkuara e kanë mbajtur sot një takim teknik në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes për armëpushim në Siri, njofton Ministria e Jashtme e Kazakistanit.

Palët nuk kanë nënshkruar ndonjë marrëveshje, por agjencitë e lajmeve të Rusisë, TASS dhe Interfax, e kanë cituar një negociator rus duke thënë se ata do të takohen përsëri këtë muaj dhe ka mundësi që të nënshkruajnë një marrëveshje për rregullimin e punës së një task force të përbashkët, transmeton Express.

Kazakistani, i cili është mikpritëse e takimeve, ka thënë sot se agjenda e së hënës përfshinë rishikimin e zbatimit të armëpushimit dhe diskutimit të një propozimi nga opozita e armatosur siriane rreth armëpushimit.

Palët e fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit qëkur ai u fut në fuqi në fund të dhjetorit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...