Mbledhja e Kryesisë, propozohet shkarkimi i kryetarëve të 11 degëve të PD

PUBLIKUAR

Pasditen e së shtunës në Selinë Blu është mbledhur Kryesia e Partisë. Në këtë mbledhje mësohet se është propozuar që të shkarkohen 11 kryetarë degësh në PD dhe në vend të tyre të komandohen 11 kryetarë të rinj.

Më konkretisht është propozuar që të shkarkohen kryetarët e degëve Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në Kryesinë e PD-së do të merren masa disiplinore për atë që ndodhi sot në “Air Albania”.

Propozimi për rendin e sotëm të ditës;

1. Hapi i parë që duhet hedhur është thirrja e Këshillit Kombëtar nesër. Parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si: kursit të ndjekur nga PD për vlerat pro perëndimore pro NATO dhe SHBA dhe qëndrimi ndaj disa anëtareve të saj për shkeljen e statutit.
2. Marrja e disa masave disiplinore që janë në tagrin e tij.
3. Qendrim politik nga kryesia.
4. Marrja e masave që janë në tagrin e kryesisë.

Kuvendi i mbledhur nga ish-kryeministri që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në stadiumin “Air Albania”, vendosi shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, të tre nënkryetarëve,  Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj dhe të Bashës.

Ndërkohë, ditën e nesërme mblidhet Këshilli Kombëtar për miratimin e vendimeve që do të marrë Kryesia e PD sonte.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...