Mbi një milionë euro jepen për mirëmbajtjen e rrugëve në Maqedoni, por dëbora sërish i zë të papërgatitur

PUBLIKUAR

Një milion e 55-mijë euro jepen për tre firma të cilat duhet të mirëmbajnë rrugët. Megjithatë rrugët mbetën të pa pastruara, madje edhe kur bora ndaloi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tv Telma bën të ditur se ndërmarrja publike ”Rrugët e Maqedonisë”ka nënshkruar marrëveshje me tre kompani për mirëmbajtjen e rrugëve, por sitauta në terren tregon të kundërtën.

Zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev bëri të ditur se të gjitha kompanitë me të cilat ka marrëveshje, janë angazhuar në terren.

Firmat e angazhuara nga ”Rrugët e Maqedonisë” janë Nb-trans Company nga Tetova, që ka tre marrëveshje për mirëmbajtjen e rrugëve me një vlerë prej rreth 1.1 milionë euro, pastaj kompania Përparimi, me një marrëveshje prej 110 mijë euro dhe Joska Trans Trejd, me një marrëveshje prej 330 mijë euro./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...