Edhe pse në Siri është bërë marrëveshje për armëpushim, atje nuk mungojnë vrasjet e civilëve.
Të paktën 77 persona janë vrarë në enklavën e rrethuar siriane të Ghouta lindore të hënën, ani pse presidenti rus ka urdhëruar një armëpushim të përditshëm pesë-orësh në zone.
The Guardian, raporton se dita e hënë është cilësuar si dita më vdekjeprurëse për civilët atje, transmeton Gazeta Express.
Dhuna intensive vazhdoi pavarësisht që në këtë zonë ka pasur ardhje të njerëzve humanitarë. Për dy javë janë vra më shumë se 700 civilë.


