Mbi 600 civilë dhe trupa ushtarake të plagosur në Azovstal – atyre po u mungojnë medikamentet dhe ushqimi

PUBLIKUAR

Komandanti ukrainas i qytetit të rrethuar të Mariupolit ka zbuluar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, se mbi 600 civilë dhe luftëtarë të plagosur gjenden brenda fabrikës së çelikut në Azovstal.

Serhiy Volyna, ushtrues detyre i komandantit të brigadës së 36-të detare, tha se nuk ka mjekim dhe nuk ka kushte për trajtim të të plagosurve.

Ai shtoi se qindra civilë, duke përfshirë fëmijët, po jetojnë në kushte josanitare dhe po mbesin pa ushqim dhe ujë.

Ai kërkoi urgjentisht të evakuohen trupat ushtarake dhe civile nga Mariupoli.

Ndryshe, autoritetet ukrainase disa herë kanë bërë apel për lirimin e të rrethuarve, të cilën gjë nuk po e lejojnë forcat ruse. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...