Mbi 50 mijë turistë në nëntor të vitit të kaluar kanë vizituar Maqedoninë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Rritje të numrit të turistëve dhe numrit të bujtjeve ka regjistruar Enti Shtetëror i Statistikës në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara në web faqen e saj, ESHS citon se në nëntor Maqedoninë e kanë vizituar 50.869 turistë që është rritur për 15,2 për qind në krahasim me të njëjtin muaj në vitin 2016. Rritje për 18,1 për qind ka edhe në numrin e bujtjeve që në nëntor arritën 115.749, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një rritje më drastike të numrit të turistëve të huaj, respektivisht në nëntor numri i tyre është rritur me 24,5 për qind krahasuar me nëntorin e vitit 2016, ndërsa numri i turistëve vendas është rritur me 1,3 për qind. Rrjedhimisht, ka një rritje më të madhe të numrit të bujtjeve të turistëve të huaj sesa bujtjeve të turistëve vendas.

Në periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, numri i turistëve u rrit me 16,3 për qind, ku numri i turistëve vendas u rrit me 5,7 për qind dhe numri i turistëve të huaj me 23,5 për qind. Numri i bujtjeve u rrit për 12,2 për qind, ku numri i bujtjeve të turistëve vendas u rritën për 4.6 për qind, ndërsa të turistëve të huaj u rritën për 22,6 për qind.

SHIKO MË SHUMË

Stoltenberg në Maqedoni: Anëtarësimi në NATO, pas zgjidhjes së çështjes së emrit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoletenberg, tha se në selinë e NATO-s ka...

Zaev: Jam i bindur se ekziston zgjidhje e pranueshme për të dy vendet

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në intervistën për televizionin grek Alpha Tv ka shprehur...

Aksident zinxhiror në rrugën ndërlidhëse në Hipordom

Në aksidentin që ndodhi sot në mëngjes në rrugën ndërlidhëse në Hipodrom, sipas informacioneve...