Më shumë se 1,100 çështje penale janë hapur kundër ushtrisë ruse. Kështu ka njoftuar Ukraina.
Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës (SSCIP) shtoi se disa nga procedurat janë për sabotim dhe për shkelje të ligjeve të luftës.
“Policia Kombëtare e Ukrainës ka hapur më shumë se 1100 procedime penale për krime të kryera nga ushtria ruse. Shumica e tyre janë për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, cenim të integritetit territorial dhe sabotim të Ukrainës”, thuhet në njoftim./Indeksonline/


